Connect with us

Aktualitet

Mjegull e dendur nga Thumana deri në Vorë, 3 avionë mbeten në ajër, nuk mund të ulen në Rinas

I gjithë rrethi i Krujës nga Thumana e deri në afërsi të Vorës është zgjuar nen petkun e një mjegulle të dendur, e cila krijon mjaft vështirësi në lëvizje. Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është më shumë se pak metra.

Të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas duhet të tregojnë kujdes.

Mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve, ku tre avionë nuk janë ulur ende për shkak të mjegullës të dendur.

Për shkak të mjegullës, disa fluturime janë shtyrë dhe disa janë vonuar.

Advertisement