Shkrime
Ballkani ndërton mbi gjak të ardhmen

Nga Tobias Zick
“Tensionet po intensifikohen rreth rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën” – Keshtu shkruan gazeta gjermane Zidojce Zeitung duke theksuar se ato po nxiten kryesisht nga politikanët serbë”.
Sipas autorit të shkrimit, Tobias Zick në një tekst të botuar nga Zidojce Zeitung, “Në fillim, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, citohet të ketë thënë në mes të prillit se “ai nuk ka asgjë kundër dënimit të krimeve të luftës në Bosnje dhe gjetkë”, por theksoi se është “kundër përshkrimit në rezolutën e cila së shpejti duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, se populli serb eshte gjenocidal”
Autori, megjithatë, thekson se “projekt-rezoluta nuk përmend asnjë popull ‘gjenocid’, as serbët si grup etnik, as Serbinë si shtet dhe as Republikën Srpska”.
“Por kjo “nuk i pengon politikanët në Serbi dhe Republika Srpska të ngjallin emocione dhe të përhapin skenarë tmerri” – shkruan gazetari gjerman dhe përmend performancën e Dodik në Banja Luka në një protestë kundër rezolutës së planifikuar të OKB-së, i cili më pas deklaroi se “operacioni i ushtrisë në Srebrenicë në korrik te vitit 1995 ishte një ‘gabim’ që rezultoi në një ‘krim të madh’, por jo gjenocid. Dodik gjithashtu u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, e më pas ka kërcënuar se do të shkëputet: “Nuk do të jetojmë me ju që thoni se populli serb është gjenocidal” – pati deklaruar ai.
“Deklarata të tilla janë ‘kripë në plagët e viktimave’,” – raporton Zidojce Zeitung deklaratën e Munira Subashiç nga Majki Srebrenica, e cila thekson se rezoluta e planifikuar e OKB-së është “e rëndësishme” në mënyrë që “fëmijët serbë, boshnjakë dhe kroatë të mësojnë të vërtetën dhe që ata fëmijë të dine ndërtojnë të nesërmen mbi të vërtetën”…………………..
A do të duhet të ndërhyjë sa më shpejt bashkësia ndërkombëtare?
Gazeta nga Mynihu raporton se Ćamil Duraković, nënkryetar i Republika Srpska, i cili vetë i mbijetoi gjenocidit në Srebrenicë, tha se ai është “me të vërtetë i shqetësuar” për klimën aktuale dhe sheh paralele me vitet 1990 të luftës, kur gjendja shpirtërore në grupet përkatëse të popullsisë fillimisht ishte mjaft e qetë”. Por më pas Slobodan Milloshevici, politikani dominues serb në Jugosllavinë e shkatërruar, ‘krijoi një klimë lufte”. Nëse retorika politike vazhdon siç ishte atëherë, tha Durakoviç, ‘atëherë bashkësia ndërkombëtare së shpejti do të duhet të ndërhyjë’.
Zidojce Zeitung vëren se nënat e Srebrenicës e shohin situatën në mënyrë të ngjashme. “NATO duhet të vendosë trupa në kufirin me Serbinë”, kërkojnë ata në një letër drejtuar qeverive perëndimore. “Ndërkohë, presidenti serb Aleksander Vuçic bëri thirrje për një tubim ‘pan-serb’ për Pashkët Ortodokse këtë fundjavë. Qëllimi është riafirmimi i ‘unitetit’ të Serbisë, Republika Srpska dhe Kishës Ortodokse Serbe”- vlerësoi gazetari gjerman.
Në fund të shkrimit thuhet gjithashtu se “Kombet e Bashkuara kanë shtyrë për një javë votimin për rezolutën për gjenocidin në Nju Jork, sepse ka ende nevojë për diskutim mes shteteve anëtare.”

