Connect with us

Kosova

Kurti i inatosur dhe frustruar me aleatët, në vend të punës zgjodhi ankesat

Kërkesa e Gjermanisë dhe Francës që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), tregoi për raportet e dobëta që aktualisht ka Kosova me shtetet aleate.

Një situatë jo të këndshme me këto shtete e tregoi edhe deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e së mërkurës ku tha se “s’ka pritur që pengesat për anëtarësim në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE), do t’u bëheshin nga shtetet demokratike”.

Megjithatë, për njohësit e çështjeve politike të cilët e kanë përcjellur punën e qeverisjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, këto raporte me vendet aleate s’kanë qenë asnjëherë të mira gjatë kësaj udhëheqje.

Sipas tyre, për herë të parë janë dëgjuar deklarata nga personat që përfaqësojnë vende të tjera që s’ishin dëgjuar më herët, e për herë të parë Kosova po vazhon të jetë e sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

Ligjëruesi i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, për deklaratën e Kurtit në konferencë për media, tha se shpreh “frustrim” dhe “inat” ndaj aleatëve. Ai gjithashtu potencoi se politika e jashtme e Kosovës në përgjithësi për momentin s’është aspak e mirë.

“Aktualisht politikën e kryeministrit nuk po e shoh si politikë të mirë dhe të zgjuar. Ka mungesë të madhe të botëkuptimit të politikës së jashtme dhe kjo normalisht që është dëmtim i raporteve me aleatët kryesore” – deklaroi Arifi, I cili eshte shprehur se kushtezimi I Kosoves me asociacionin duhej te mos kishte ndodhur.

“Qeveria do të duhej të punonte intensivisht dhe jo të dale dhe të ankohet. Sjellja e kryeministrit tregon se ai e ka drejtimin e humbur në atë se çfarë po kërkon” – deklaroi Arifi

Advertisement