Kronike
Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur
Azgan Mernica, djali që vrau policin është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi është i armatosur, teksa është sekuestruar makina e tij.
Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 28-vjeçar, punonjës i forcave “Shqiponja”, u vra me armë zjarri nga një 23-vjeçar.
Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.
Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.
Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.
Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.
Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.
Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.