Bota
Momenti i atentatit ndaj kryeministrit sllovak/ Truprojat ndërhyjnë për ta mbrojtur, nuk dihet gjendja e tij
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe autori është ndaluar nga policia.
Ndërsa në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për tu rikuperuar. Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.