Aktualitet
Vula iu dha Berishës/ Basha: Do vazhdojmë betejën, nuk komentoj vendimet e gjykatës
Deputeti i PD-së Lulzim Basha është prononcuar për media, në hyrje të selisë së tij, ku po mban mbledhje me strukturat për të marrë një vendim, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.
Basha deklaroi se do të vazhdojë betejën, të cilën nuk e bën as për logo dhe as për karrige, nuk komenton vendimin e gjykatës. Deputeti demokrat tha se do të diskutohet në mbledhje për hapat e mëtejshëm, nëse do të bëjnë apo jo rekurs në Gjykatën e Lartë.
I pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje direkte.
Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.
Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….
Pyetja: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?
Basha: Të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.