Connect with us

Kosova

SHBA do mbetet pa fjalë, Vuçiç paralajmëron stuhi argumentash për Parlamentin Gjithëserb

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, tha se do t’i përgjigjet Ambasadës Amerikane në Sarajevë, e cila njoftoi se konkluzionet e Parlamentit Gjithëserb nuk përfaqësojnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, por, siç thonë ata, një paramendim për sulm.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vucic ka shkruar se mendon qe problemi është se “ata nuk janë mësuar me ekzistencën e shteteve të pavarura dhe sovrane, si dhe me liderë që nuk duan t’i bëjnë lajka, por të mbrojnë interesat e popullit të tyre.

Ambasada Amerikane në Sarajevë ka njoftuar më herët në rrjetin social X se konkluzionet e miratuara nga Parlamenti Gjithëserb në lidhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë-Hercegovinës i kanë rrënjët në dezinformata ligjore dhe janë plot gabime.

“Ato nuk përfaqësojnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, siç pretendojnë autorët, por një sulm të qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës” – thuhet në njoftimin e ambasadës ku dhe theksohet se “As Dejtoni, as Kushtetuta e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk u japin entiteteve, as ndonjë organi tjetër nënshtetëror, të drejtën për t’u shkëputur, ndarë apo ndonjë sinonim tjetër për shkëputjen e shpikur nga udhëheqësit e RS, e cila nuk është shtet dhe mundet vetëm te ekzistojë brenda Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka subjektivitet ligjor jashtë Bosnje-Hercegovinës”.

Advertisement