Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish Kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama.

Qazim Sejdini u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Sejdini ka qenë ndër figurat kryesore të PS-së në Qarkun e Elbasanit për të paktën dy dekada.