Kronike
Konsumoi një sasi medikamentesh antidepresive, 43 vjeçarja ndërron jetë në spital
Një 43 vjeçare nga Klosi ka humbur jetën pasi konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresive.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj mëngjesin e së mërkurës.
43-vjeçarja u transportua në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes