Sport
Atmosferë elektrizuese, 60 minuta para nisjes, mbi 40 mijë tifozë kuq e zi në stadium
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, tifozët kuqezi nuk mund të mungonin në ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishmen për kualfikimin më tej.
Arena e Dusseldorfit, 60 minuta para se të nisë sfida është thuajse i tejmbushur nga tifozët tanë.
Nga informacionet e fundit flitet se numri I tifozëve kuqezi do të kalojë 35 mijë, siç ishte parashikuar deri para ditës së sotme.
Sido që të shkojë, e sigurtë është që Shqipëria e ka me “vete” gjithmonë lojtarin e 12-të, publikun e mrekullueshëm, i cili ka mbërritur në Gjermani nga të katër anët e globit.
Sot në Dusseldorf mund të arrijë në 40 mijë tifozë shqiptarë. Mbështetësit gjatë ditës kanë kërcyer, kënduar e dëfryer.