Connect with us

Kronike

Përgjaket burgu në Koridhalos/ U përfshi në sherr, ja kush është shqiptari me rrezikshme të lartë që mbeti viktimë

Afons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje, ka mbetur i vdekur mesditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës. Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.

Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.

Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Advertisement