Connect with us

Kosova

Vra’sja e Fatonit dhe roli i EULEX-it, çfarë fsheh Gjermania dhe pse…

“Nuk janë të rralla rastet që për qëllime të operacioneve të inteligjencës të lirohen nga burgu edhe të dënuar, të cilët mund të edhe elementë terrorizmi. Pikërisht për këtë dimension hetimi, rasti i Faton Hajrizit do të jetë i gjatë dhe shumë kompleks.

Ende nuk dihet se në cilin drejtim do të shkojë hetimi në Serbi për vrasjen e policit serb Nikolla Krsmanoviç dhe në çfarë epilogu do të arrijë ngjarja, por fakti që Prokuroria Publike për Krim të Organizuar në Beograd e ka marrë përsipër rastin, tregon se është duke u hetuar nëse krimi I kryer nga Faton Hajrizi ka bazat e një akti terrorist.

Publiku politik dhe profesional në Serbi ka qenë dyzuar dhe i ndarë për natyrën e veprës që është kryer në rrethinën e Loznicës. Disa prej tyre flasin edhe për elementë qe tregojnë motive të mundshme politike.

Njeriu i parë i policisë serbe, Ivica Daçiç, që nga dita e parë shprehu qëndrimin se ishte akt terrorist, si dhe kritika ndaj policisë gjermane, e cila në lidhje me vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, nuk iu përgjigj pyetjeve nga Serbia. Në të njëjtën kohë, kryeministri Millosh Vuçevic pohoi se ky incident tregon se “goditjet dhe sulmet ndaj Serbisë do të jenë të shumëfishta”.

Shumë pyetje po kërkojnë përgjigje.

Profesor Zoran Milosavljevic, ekspert në Institutin për Studime Politike në Serbi, ka hedhur ne tryezë disa pyetje: – Pse EULEX-i nuk lëshoi ​​urgjentisht fletarrest ndërkombëtar pas arratisjes së Faton Hajrizi nga burgu. A ka kërkuar BE-ja përgjigje nga institucionet në Kosovë, për t’u dhënë atyre një shpjegim se si një kriminel i rrezikshëm është gjetur i lirë dhe si ka mundur të posedojë armë me iniciale të UÇK-së dhe logjistikën për të lëvizur lirshëm.

Milosavljević kujtoi rastin e Florim Ejupi, i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist mbi një autobus me serbë, më 16 shkurt të vitit 2001, ku gjate sulmit me bombë u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë.

Ejupi u arrestua ate kohë nga policia e UNMIK-ut ndersa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 i njejti u lirua në mungesë të provave.

“Rastësi apo jo?” – pyet politologu serb duke përmbledhur sic u shpreh ai, “se persona te këtij sfondi mund të kenë mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës.

Rasti i Faton Hajrizit, sipas ekspertit të sigurisë dhe politikës ndërkombëtare, Darko Obradovic, hapi shumë premisa për të nxjerrë konkluzione të rëndësishme.

“Sulmi dhe vrasja e një polici serb, është konfirmim i arsyeve pse Serbia po forcon kapacitetet e saj përgjatë vijës administrative në përputhje me Rezolutën 1244. Është e parakohshme të thuhet nëse Serbia do të prezantojë një “qasje izraelite” në vijën administrative me Kosoven, për nga thellësia dhe gjatësia. Deri më tani nuk ka asnjë informacion publik se  incidenti është pjesë e një plani më kompleks për destabilizimin e Serbisë,  eshte pjese e ndonje skandali spiunazhi apo aktivitet I inteligjencës” – deklaroi Obradoviç

Advertisement