Kosova
Shitet Serbia, iku Kosova, ari, bakri, litiumi, Vuçiç blen pushtetin
Sipas shumë analistëve në Beograd, nëse heqim një vijë nën gjithçka që presidenti i Serbisë negocioi dhe ra dakord me kancelarin gjerman dhe jo vetëm, rezultati është një Serbi e cop֝tuar. Ata thonë se duke ruajtur balanca mes amerikanëve, kinezëve, gjermanëve, francezëve, arabëve, rusëve dhe interesave personale, Aleksander Vuçic praktikisht e fali Serbinë lindore dhe perëndimore, fali Kosovën dhe të gjitha projektet e mëdha të infrastrukturës.
Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd përfundoi me një marrëveshje që do të rezultojë me një minierë litiumi, pasi ata kanë nevojë për mineralin, për industrinë e tyre të automjeteve.
U harrua vjedhja e zgjedhjeve, fakti se në Serbi nuk ka shtet ligjor apo liri mediatike dhe Vucic u fal mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe shumë më tepër.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë.
“Fakti është se si rezultat i marrëveshjes mes Presidentit të Serbisë dhe liderëve të caktuar botërorë është ceduar shumë, në kundërshtim me interesat e Serbisë” – deklaroi ish-diplomati dhe ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Srećko Gjukiç. Në një intervistë për median serbe ‘Nova’, ai tha se Aleksander Vuçic,me shitjet dhe faljet e tij, blen favorin e zyrtarëve të huaj dhe indirekt mbijetesën e tij në pushtet.
“Ne Serbinë lindore, minierat e bakrit dhe arit I moren kinezet. Për të kënaqur arabët, atyre iu dha Beogradi mbi ujë, por edhe tokë pjellore në Vojvodinë. Tani është radha e Gjermanisë per te marre litiumin nga e gjithë Serbia perëndimore” – tregoi ish ambasadori, duke shtuar se Francës iu dha një aeroport dhe një metro.
“Macron do të vijë në gusht në Serbi për shitjen e avionëve ushtarakë. Rusët moren faktin se nuk i vendosëm sanksione, kurse amerikanet u ngulen me themel në Kosovë – kujtoi Gjukiç duke theksuar: –
“Tani Serbia po luan me kartën e Donald Trumpit në zgjedhjet e ardhshme amerikane, dhe në përputhje me rrethanat e reja, godina e Shtabit të Përgjithshëm së fundmi “ka rënë” në duart e dhëndrit të tij. Për këtë ka shkruar së fundmi britanikja ‘Financial Times’, e cila thote se “marrëveshja është një rast studimor se si një vend i vogël i paangazhuar mund të përgatitet për kthimin e mundshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe se ajo gjithashtu pasqyron fokusin në rritje të Perëndimit ndaj Serbisë në një kohë kur ndarja nga ‘Shpirti binjak’, Rusia, po bëhet prioritet”.