Connect with us

Shkrime

Avionë dhe helikopterë/ Pse po armatoset Serbia, Kroacia dhe Shqipëria

Serbët blenë helikopterë, kroatët blenë aeroplanë francez Rafale dhe tani një vend tjetër po fillon ngritjen e industrisë së tij ushtarake – Shqipëria do të prodhojë armë. Që përjashtimi nga taksat për kompanitë që merren me prodhimin e armëve, së bashku me përfitimet e tjera shoqëruese që do të ketë kompleksi ushtarako-industrial në Shqipëri, përfaqëson një lëvizje që mund të bazohet në dy shtylla bazë” – kështu deklaroi Aleksandër Stojanoviç, president i Qendrës për Hulumtimin e Sigurisë, në një intervistë për median serbe ‘Danas’.

Shtylla e parë, shpjegoi ai, ka të bëjë me politikën ditore dhe fitimin e pikëve të lehta politike me pjesën konservatore të popullsisë, që është një mekanizëm i aplikuar edhe në vende të tjera.

“E dyta ka të bëjë me përfitimin e industrisë ushtarake dhe fitimet që mund të sjellë jo vetëm për kompanitë, por edhe për politikanët që lehtësojnë biznesin e tyre. As kjo nuk është asgjë e re. Është e vështirë, edhe pse jo e pamundur, të besohet se Tirana do të largohet nga rruga e sigurt e një anëtari të plotë dhe të bindur të NATO-s, vetëm për të kërcënuar arkitekturën e sigurisë rajonale përmes zhvillimit të njëanshëm të industrisë së saj ushtarake dhe disa lëvizjeve irracionale”- theksoi Stojanović.

Prandaj bashkëbiseduesi i Danas beson se Serbia apo ndonjë vend tjetër në rajon nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga Shqipëria.

Kujtojmë se Kroacia e rriti buxhetin e mbrojtjes me 122 për qind, të cilin kryeministri Andrej Plenkovic e paralajmëroi gjatë festës së aksionit ushtarako-policor kroat “Stuhia”.

Kroacia planifikon të blejë raketa-hedhës të fuqishëm amerikanë HIMARS,  tanke modern perëndimor për ushtrinë kroate, “si dhe modernizimin dhe pajisjen e marinës kroate”.

Ndryshe nga Kroacia, Shqipëria dhe Serbia, të cilat gjithashtu po “armatosen në një masë më të madhe”, por edhe Bosnja dhe Hercegovina po “përgjigjet” në këtë çështje.

Sipas mendimit të Stojanoviçit, buxhetet gjithnjë në rritje për mbrojtjen dhe armatimin në vendet e Ballkanit mund të kenë shkak edhe zhvillimet e  sigurisë në botë.

“Krijimi i një bote multipolare sot është pakrahasueshëm më afër se sa ishte njëzet vjet më parë, dhe luftërat në Gjeorgji, Ukrainë dhe Lindjen e Mesme në njëzet vitet e fundit dëshmojnë faktin se bota po ndryshon dhe se fundi i Luftes se Ftohte nuk është në të njëjtën kohë fundi i historisë së konflikteve, siç ka shkruar Francis Fukuyama, një nga promotorët akademikë të rendit të ri botëror të bazuar në modelin amerikan” –  theksoi Stojanoviç, sipas te cilit e gjithë kjo reflektohet edhe në situatën në rajonin, i cili siç thoshte Winston Churchill,  “prodhon më shumë histori se sa mund të konsumojë”.

 

 

Advertisement