Politike
Debatet në komision/ Korreshi: Grurin dhe bostanin nuk i hanë as derrat
Debate ka pasur në komisionin Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Deputetja Dhurata Çupi u shpreh se Ka një shqetësim të vazhdueshëm në konsumimin e mishit, nëse është prodhim vendi apo i eksportuar nga Brazili a Argjentina.
Pjesë nga diskutimet:
Çupi: Ka një shqetësim të vazhdueshëm në konsumimin e prodhimit veterinar, mishin. A është mish i kontrollor dhe vendas apo i eksportuar nga Brazili apo Argjentina, etj. Pyetja është: Sa është përqindja e konsumit të mishit në Shqipëri, midis mishit të prodhuar në vend dhe atij të eksportuar?
Anila Denaj: Përgjigjen do t’ua nis me e-mail pasi nuk kam shifra.
Ndërkohë, Saimir Korreshi i ka shtruar disa pyetje ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, sa i takon shqetësimeve të fermerëve.
“Unë i shkreti vij nga një realitet tjetër. Pyetja e parë që kishin blegtoret, a do anulohet ai ligji për akademinë e çobanove? E dyta, ligji a do parashikojë më që do kemi 10 kokë lope, apo do ulet? Po jepen delet borxh për të marrë kompensime, ju ftoj ta verifikoni zonja ministre.
…Unë shyqyr që e kapa njëherë ministren e Bujqësisë. O Klodi ti po na ndërpret, po na i bën si kopësht me drektë, filloi shkolla sot dakord, por ne nuk jemi në klasë të parë. E dini që ka dy vite grurin nuk e mbledhin më, nuk e hanë as lopët. Ka një rënie me 90% të fushave të grurit. I morët numrin e llogarive, por nuk i kaluat naftën, kur do kalojë këto leket për të marrë naftën? Si ka mundësi që nuk po subvencionohet më gruri? Ishte politike e kësaj qeverie… Shalqinin as lopët nuk po e hanë më, kaq bollëk kishte në Shqipëri dhe nuk ka një politik. Një nga faktorët që nuk është shitur gruri është fara e keqe, as derrat nuk e hanë më. Ca politika ndjek për të ndihmuar fermerin, ministria e Bujqësisë?”, u shpreh ai.