Connect with us

Politike

PD koalicion me Ilir Metën? Si përgjigjet Sali Berisha për ‘planin’ e zgjedhjeve 2025

Teksa raportet me kreun e PL Ilir Meta i cilësoi mjaft të mira, kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi se në zgjedhjet e ardhshme opozita do garojë në koalicion.

-Çfarë raporti keni me zotin Ilir Meta dhe cili do jetë bashkëpunimi juaj në zgjedhje?

Sali Berisha: Me zotin Meta unë kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do jetë i ngushtë, si mes dy aleatëve, një koalicioni që ecën drejt fitores.

Referuar listës së PD në zgjedhje, ai theksoi se “nuk ka asnjë të paragjykuar nga ata që vendosin të luftojnë kundër Edi Ramës.”

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet lokale, PD e PL garuan bashkë ndaj rivalëve politikë me koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Advertisement