Connect with us

Sport

Champions League/ Monaco fitore surprizuese ndaj Barcelonës, “paqe” mes Atalantës dhe Arsenalit

Champions League ka mbyllur ditën e tretë dhe të fundit për raundin e parë. Surpriza këtë të enjte, me Barcelonën që u mposht 2-1 në Monaco. Tri pikë për Leverkusen, Benficën, Atl. Madridin dhe Brestin. Ndërkohë Atalanta dhe Arsenal barazuan 0-0.

Në “De Kuip” të Rotterdamit vendasit e Feyenoord u shpërfyturuan 0-4 nga Bayer Leverkusen. Me Granit Xhakën titullar “Aspirinat” shënuan katër herë në pjesën e parë. Wirtz me dopietë në minutat 5 dhe 36-të, Grimaldo në të 30′ dhe autogoli i Uellenreuther i dhanë suksesin djemve të Xabi Alonsos që treguan një futboll sulmues.

Në “Luigji 2” në Principatë, Monaco fitoi 2-1 kundër Barcelonës. Katalanasit mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën e 11-të. Një pasim i gabuar nga Marc ter Stegen bëri që Garcia të ndërhynte keq dhe të dilte me karton të kuq. Avantazhi numerik favorizoi vendasit që shënuan në minutën e 16-të me Akliouche, para se Lamine Yamal të barazonte ndeshjen në pjesën e parë. Duhej goli i Ilenikhena në pjesën e dytë që Monaco të merrte sërish epërisë dhe tri pikët.

Në Madrid, Atletico fitoi 2-1 kundër RB Leipzig. Gjermanët shënuan pas katër minutave lojë me Sesko, para se Griezmann të barazonte në pjesën e parë. Vetëm në minutën e 90-të Gimenez shënoi golin e fitores për djemtë e Simeones.

Në Bergamo, Atalanta barazoi 0-0 kundër Arsenalit. Te vendasit Gjimshiti luajti 90 minuta. Minuta e 51 ishte deçizive në këtë duel, me portierin Raya të Arsenalit që bëri heroin duke ndalur dy herë Retegiun nga penalltia. Edhe pse e bllokoi goditjen e parë, topi i kthyer shkoi sërish te Retegui që nuk mundi të shënonte pasi gardiani bëri detyrën.

Në Francë, Brest mori një fitore historike 2-1 kundër Sturm Graz. Magnetti dhe Sima shënuan për vendasit, ndërkohë që përkohësisht austriakët barazuan me autogolin e Fernandes.

Skandal në Beograd. Në ndeshjen e Champions League Crvena zvezda 1-2 Benfica, tifozët serbë kanë shpalosur sërish hartën e Kosovës nën flamurin e Serbisë. Me UEFA që nuk ka marrë masa për të ndalur ndeshjen dhe larguar banerin provokues, tifozët serbë vijojnë të “luajnë hartash” dhe të mos ndëshkohen. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, ndërkohë që pritet një ankesë e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

Champions League, raundi 1:

E enjte, 19 shtator 2024

18:45

Crvena zvezda 1-2 Benfica

Feyenoord 0-4 Bayer Leverkusen

21:00

Atalanta 0-0 Arsenal

Atl. Madrid 2-1 RB Leipzig

Brest 2-1 Sturm Graz

Monaco 2-1 Barcelona

Renditja:

Brest shënon golin historik në Champions League


Brest i Francës barazoi 1-1 kundër Sturm Graz në pjesën e parë të ndeshjes në Champions League. Dueli u zhbllokua nga vendasit në minutën e 23-të, me autor të golit Magnetti. Ky ishte goli i parë i shënuar nga francezët në historinë e tyre të pjesëmarrjes në Champions League.


Lamine Yamal është futur në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monacos në Champions League. Sulmuesi i Barcelonës i lindur në vitin 2007 është bërë lojtari i parë që ka luajtur 11 ndeshje të Ligës së Kampionëve para moshës 18-vjeçare, duke kaluar Youri Tielemans, Jude Bellingham dhe Uarren Zaïre-Emery (10 secili).

Skandali/ Loja me kufijtë rikthehet në Champions League, në Beograd harta e Kosovës me flamurin serb


Skandal në Beograd. Në ndeshjen e Champions League Crvena zvezda 1-2 Benfica, tifozët serbë kanë shpalosur sërish hartën e Kosovës nën flamurin e Serbisë.

Me UEFA që nuk ka marrë masa për të ndalur ndeshjen dhe larguar banerin provokues, tifozët serbë vijojnë të “luajnë hartash” dhe të mos ndëshkohen. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, ndërkohë që pritet një ankesë e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

 

Advertisement