Connect with us

Kosova

Kamionë me video dhe selfie/ Beteja diplomatike Kosovë-Serbi në rrugët e Nju Jorkut

Ndonëse prej kohësh ka qenë një pyetje e hapur se sa ndikim ka ende Kombet e Bashkuara në ngjarjet botërore, seancat e këtij organizmi ndërkombëtar padyshim që konsiderohen ende një ngjarje politike e klasit të parë, për faktin e thjeshtë se aty mblidhen liderët e vendeve nga e gjithë bota.

Edhe ne sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, politikanët e Serbisë dhe Kosovës garuan se kush do të takojë më shumë lojtarë të mëdhenj për të përcjellë pikëpamjen e tyre për situatën mes dy vendeve.

Dhe teksa delegacionet e Serbisë dhe Kosovës numëronin shtrëngime duarsh dhe selfie me presidentë, kryeministra dhe miliarderë, beteja diplomatike vazhdonte para ndërtesës së OKB-së në Nju Jork me metoda jo edhe aq diplomatike.

Siç u raportua nga media te ndryshme kamionë të ‘veshur’ me ekrane të mëdha nga të gjitha anët arkullonin në qendër të Nju Jorkut dhe transmetonin mesazhe propagandistike të fokusuara në trajtimin e serbëve ne Kosove dhe shqiptareve ne Luginen e Presheves, krimet e kryera ndaj shqiptareve gjate luftes dhe rolin e Aleksander Vucicit në luftë.

Videot shfaqnin foto të spastrimit etnik te shqiptareve si dhe pamje të Vuçiqit nga ajo periudhë. Në një mesazh, Vuçiq u quajt një version modern i Sllobodan Millosheviqit, dhe në një tjetër, u kujtua rasti i vëllezërve të vrarë Bytyqi.

Sipas disa analsiteve, kjo lloj praktike propagandistike nuk devijon shumë nga folklori politik në Amerikë dhe se është evidente se të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi po investojnë burime dhe kohë për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përmirësuar pozicionet e tyre.

Kjo tregon se të dyja palët e kanë kuptuar shkallën në të cilën SHBA ndikon në ngjarjet në rajon. Këtë sigurisht e ka ditur edhe më herët pala kosovare, sepse gjatë gjithë kohës ajo eshte mbeshtetur te SHBA, por qe eshte lekunder kohet e fundit, teksa Serbia eshte ne revansh per te forcuar mbështetjen amerikane.

Prania e Serbisë në Amerikë është intensifikuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sepse ishte evidente se Rusia nuk do ta rifitonte aq shpejt ndikimin që kishte më parë në Ballkanin Perëndimor.

Dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka disa vite që ka ngecur dhe liderët e dy palëve nuk kanë pasur një takim të përbashkët vitin e fundit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kushtëzuar pjesëmarrjen e mëtejshme në bisedime, ndër të tjera, me ekstradimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është i pandehuri i parë në Kosovë për rastin Banjska. Nga ana tjetër, pala serbe doli me një platformë që kërkon tërheqjen e të gjitha lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës në dy vitet e fundit dhe kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës.

Advertisement