Politike
“Brisi i Tatimeve” i përgjigjet Ambasadës amerikane: Boll më se na lodhët
Brisida Shehaj, e njohur nga të gjithë si “Brisi i Tatimeve”, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA-së për dhunën në Kuvend.
Shehaj shkruan se Ambasada nuk shqetësohet për shpopullimin e vendit, për inceneratorët, për dosjen “5D” apo vjedhjet që u bëhen shqiptarëve, por reagon për kaosin në Kuvend.
“Amaaaan na e kurseni…
Po për shkatërrimin e demokracisë në këtë vend a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për shpopullimin e vendit a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për burgosjen e opozitës a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për vjedhjet galopante me inceneratorët dhe 5D a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po me vrasjen e shqiptarëve nëpër spitale a jeni thellësisht të shqetësuar?
Po për prokurorët e SPAK që marrin para për pronat e krimit të organizuar a jeni thellësisht të shqetësuar?
Boll më se na lodhët…”, shkruan Shehaj.