Connect with us

Politike

“Dënimi i Salianjit i ekzagjeruar”, Duka kritika PD-së: Nuk jam për…

Deputeti Agron Duka, kryetar i PAA-së, në një program televiziv e konsideroi si të ekzagjeruar dënimin ndaj Ervin Salianjit.
Duka tha se rasti i Salianjit është i diskutueshëm. “Kam dëgjuar juristë të mirëfilltë që thonë se ai nuk ka bërë asnjë denoncim të mirëfilltë në Prokurori apo SPAK, është një rast kontrovers, kemi një dënim të ekzagjeruar”, tha Duka.

Ai tha se nga ky dënim ndoshta synohet një intimidim i opozitës. “A ka lidhje vendimi i Gjykatës me një ndikim të Edi Ramës apo nga njerëz të mazhorancës kjo duhet parë. Rama me reagimin që bëri tregoi një entuziazëm të paparë, dukej se ishte i kënaqur.

U kalua në vendime ekstreme sikundër ndodhi me djegien e karrigeve. Ishte një vendim që nuk ishte konsultuar, mendoj se përmes veprimeve të tilla ekstreme nuk mund të arrihej diçka”, tha Duka.
Ai tha se kjo e djegies së karrigeve nuk le shije të mirë, por nuk duhen harruar as veprimet që kanë bërë edhe deputetët e PS-së kur kanë qenë në opozitë.

Kreu i PAA-së u shpreh se ndoshta nga këto veprime syhohet të ketë një tërheqje të vëmendjes, qoftë edhe të ndërkombëtarëve.
Lidhur me dënimin e 24 deputetëve të opozitës, Duka tha se ky Komision Etike nuk është gjykatë që të dalë në konkluzione dhe të japë vendime duke dënuar 24 deputetë.
“Unë nuk jam për bojkot të Kuvendit, por duke dënuar 24 vetë, do të thotë se mbeten shumë pak në sallën e Parlamentit nga rradhët e opozitës”, tha Duka.

Advertisement