Connect with us

Kronike

Përplasi për vdekje 40-vjeçarin/ Arrestohen autori, ja si ra policia në gjurmët e tij

Është arrestuar nga policia 38-vjeçari që përplasi për vdekje 40-vjeçarin Florant Palla mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

U bë  me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Gentian Capo, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi  të territorit  te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volksëagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore”, shkruan Policia.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore zbardh ngjarjen rrugore të ndodhur ditën e  djeshme ku u gjet i pajetë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, një 40 vjeçar, i cili u aksidentua nga një automjet dhe drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin e tij.

Pas hetimeve dhe kontrolleve intensive  duke përdorur  dhe dron dhe dylbi u bë e mundur identifikimi i automjetit  dhe drejtuesit të tij.

Vihet në pranga 38 vjeçari dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti  me të cilin aksidentoi me  pasojë vdekjen 40- vjeçarin.

Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme,  ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”,  u gjet i pajetë  shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë vijoi veprimet hetimore  për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi  të territorit  te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volksëagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Advertisement