Connect with us

Sport

Gjermania mund Holandën në “Klasiken Europiane”, Ukraina ndal Çekinë, fitore dhe për Italinë e Francën

Liga e Kombeve ka vijuar me sfidat e saj mbrëmjen e sotme, ku emra të mëdhenj europianë zbritën në fushën e lojës.

Gjermania ka mundur me rezultatin 1-0 Holandën në një “klasike europiane” të luajtur në Mynih, ku vendosi goli i debutuesit Leweling në minutën e 63’, duke ruajtur kreun e Grupit A3 me 10 pikë.

Në Grupin A2 Franca arriti një fitore të vuajtur përballë Belgjikës në transfertë me rezultatin 1-2, teksa “Gjelat” u detyruan ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Tchouamenit në minutën e 76’. Po në këtë grup, Italia arriti një fitore me “poker” brenda në shtëpi përballë Izraelit, duke qëndruar në krye të grupit.

Në Grupin B4, Turqia mundi me përmbysje Islandën me rezultatin 4-0, ndërsa Uellsi fitoi minimalisht përballë Malit të Zi.

Në Ligën C, Sllovakia triumfoi në transfertë me Azerbajxhanin 1-3, ndërsa Suedia ruan renditjen në Grupin C1 pasi fitoi 0-3 përballë Estonisë.

REZULTATET:

LIGA A – GRUPI 2

BELGJIKË 1-2 FRANCË

Openda 45+3’ / Kolo Muani (P) 35’, 62’

GOLI I PARË I KOLO MUANIT (VIDEO)

GOLI I OPENDËS (VIDEO)

GOLI I DYTË I KOLO MUANIT (VIDEO)

ITALI 4-1 IZRAEL

Retegui (P) 41’, Di Lorenzo 54’, 79’, Frattesi 72’ / Abu Fani 66’

LIGA A – GRUPI 3

GJERMANI 1-0 HOLANDË

Leweling 63’

GOLI I LEWELING (VIDEO)

BOSNJE & HERCEGOVINË 0-2 HUNGARI

Szoboszlai 38’, (P) 50’

LIGA B – GRUPI 1

UKRAINË 1-1 REP. ÇEKE

Dovbyk (P) 53’ / Cerv 18’

LIGA B – GRUPI 4

ISLANDË 2-4 TURQI

Oskarsson 3’, Gudjohnsen 83’ / Kahveci 62’, Calhanoglu (P) 67’, Guler 88’, Akturgoklu 90+5’

UELLS 1-0 MALI I ZI

Wilson (P) 36’

LIGA C – GRUPI 1

AZERBAJXHAN 1-3 SLLOVAKI

Bayramov 38’ / Mammadov (A.G) 15’, Haraslin 75’, Duris 86’

ESTONI 0-3 SUEDI

Nanasi 29’, 37’, Gyokeres 66’

Advertisement