Politike
333 fashikujt e fatit të Sali Berishës/ Çfarë do të ndodhë sot me dosjen që ‘djeg’…
Mbyllen hetimet për dosjen “Partizani”, prokurorët dorëzojnë 333 fashikuj: Çfarë pritet të ndodhë sot
Mbyllen hetimet për dosjen “Partizani”, prokurorët
Dy prokurorët e Posaçëm të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan dosjen “Partizani” në gjykatën antikorrupsion.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se në dosjen me 333 fashikuj e dorëzuar në gjykatë ditën e sotme janë pesë të akuzuar, mes tyre ish- kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.
Anila Hoxha raporton se ditën e nsotme pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin paraprak.
Në short paraprak do të përfshihen 10 gjyqtarë. Nuk do futet në short gjyqtarja Irena Gjoka e cila ka shqyrtuar prej tetorit 2023 masat e sigurisë dhe sipas ligjit nuk duhet të jetë në këtë short