Connect with us

Politike

Dashamir Shehi: Opozita ka hallin e shefave, jo të qytetarëve

Politikani Dashamir Shehi nuk i beson kauzat e aksionit opozitar dhe as përshkallëzimin në mosbindje civile.

Ai thotë se opozita në vend që të merret me hallet e popullit, merret me hallet e shefave të saj, madje duke luftuar “armikun e brendshëm” Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Drejt” me Luan Ramën, ai listoi një sërë faktorësh që sipas tij ndikojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos i përgjigjen thirrjeve për protesta në rrugë.

“Opozita ka vetëkonsumuar veten për 3-4 vite, çfarë ka ndodhur? Në 2 vite u morën jo vula dhe logoja, që u kulmua me 8 janar në përplasje.

Një dhunë e brendshme që u shanë dhe pështynë. Kjo lë gjurmë në popull. Populli ka edukatë politike dhe reagojnë ndaj një fakti të tillë. Një sërë faktorësh.

Në vend që të merren me hallet që kanë shqiptarët me hallet që kanë shefat e opozitës. Kjo është një nga faktorët që i vendosin njerëzit para dyshimit. Të gjithë këto elementë duke mos pasur edhe gjëra të reja, sepse këto janë teza dhe ide të ripërsëritura. Sigurisht që njerëzit rrinë tek shtëpia.

U fol për mosbindje civile, por nuk po shohim gjë. Ca dyqane të paktën të ishim mbyllur, por nuk ndodh kjo sepse të gjithë temat opozitare që të shohin një perspektivë zgjedhore dhe të shohin fitoren, shohin të mbysin armikun e brendshëm.

I vendosin akoma fajin Bashës që ka ikur. Duhet me gjet një armik tjetër. Kjo zhurmë bëhet që të mos ketë fushë për lojtarë të tjerë dhe të rinj”, tha Shehi në Ora News.

Advertisement