Kosova
Kurti beson në gjysmë shtatzëni/ Haziri sulmon kryeministrin e Kosovës
Sipas nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, marrëveshja Bazike (Bruksel më 27 shkurt, Ohër 18 mars 2023), e dakorduar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është një marrëveshje e keqe.
Per qëndrimet kundërthënëse të kryeministrit I Kosoves rreth kësaj marrëveshje që e ka arritur vetë ai, Haziri tha se po i krijojnë përshtypjen se Albin Kurti beson në gjysmështatzëni.
“Kjo eshte marrëveshja ma e keqe që i ka ndodhë Kosovës në dialog me Serbinë” – ka theksuar Haziri
Sipas numrit dy të LDK-së, Marrëveshja Bazike është nje marrëveshje që është bërë me motivin e blerjes së palëve.
“Kanë paketuar krejt marrëveshjet e Kosovës e Serbisë, kane future brenda 11 paragrafë edhe me i kanë emrin Kurti-Vuçiç” – deklaroi Haziri
Sipas tij, ne marreveshje eshte nje nen me numrin 7 qe ndoshta eshte me I keqi ne historine e Kosoves.
Ai rikujtoi se partia ku bën pjesë ka potencuar që nga fillimi se kjo është marrëveshje e keqe dhe “si e tillë duhet te shihet se si duhet qe politikakosovare te perballet me partnerët e saj, por edhe te mos lejohet qe te rreshqitet në frikën që e ka mbjell Albin Kurti”.
E akorduar fillimisht në Bruksel më 27 shkurt dhe e plotësuar me aneks zbatimi në Ohër më 18 mars 2023-së, marrëveshja mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte një ujdi ku përmes 11 neneve Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës besojne se kanë gjetur zgjidhjen e mosmarreveshjeve Kosove-Serbi.
Sipas marreveshjes Kosova pranon që te zbatoje të gjitha marrëveshjet e arritura me herët, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, si edhe pajtimin për një status special për Kishën Ortodokse Serbe.
Nga ana tjeter, Serbisë i kërkohet që të mos e pengoi anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përgjithësisht sheh njëfarë njohje de-facto të shtetësisë.
Mirëpo, zbatimi i asaj që vetë palët kanë pranuar nuk është parë aspak deri më tani në terren, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare që të ketë progres në këtë drejtim.