Connect with us

Bota

E rëndë/ Gruaja shtatzënë bie nga kati i 17-të, humb jetën

Një grua shtatzënë e identifikuar si Emma Atkinson dha frymën e fundit pasi u rrëzua nga kati i 17-të i një ndërtese në Leeds. Në momentin e fundit ndodhi mrekullia dhe foshnja e palindur mbijetoi.

Mjekët arritën ta nxirrnin të gjallë vajzën nga trupi i gruas pesë javë para datës së saj të lindjes dhe tani vajza e vogël ndodhet në ICU. Policia angleze ende nuk ka bërë të ditur shkaqet e rënies dramatike të gruas shtatzënë. Megjithatë, nuk kishte rrethana të dyshimta rreth ngjarjes.

Sipas fqinjëve, dritarja e shtëpisë kishte qenë e hapur gjatë gjithë ditës por më pas papritur dëgjuan një zhurmë dhe më pas britma paniku. Vetëm një muaj më parë, gruaja fatkeqe postoi e lumtur në Facebook lajmin e shtatzënisë: “Është vajzë, nuk mund të isha më e lumtur”.

Në vendin ku gruaja shtatzënë dha frymën e saj, shumë banorë të zonës nxituan t’i lënë lule dhe balona në kujtim të saj. Një kartë në një buqetë lexon: “Qielli ka fituar një engjëll tjetër”.

Advertisement