Politike
E kemi tonin Taulantin/ Berisha me përgjimet e Sky Ecc: Balla liroi autorët që i vunë eksploziv …
Kreu i PD Sali Berisha lexoi disa prej përgjimeve të aplikacionit Sky Ecc, ku i përfshirë sipas tij është edhe ministri Taulant Balla. Sipas tij, në përgjime grupi i Bajrave thonë për ministrin “E kemi tonin Taulantin”.
Arjon Sulo: Krimi në politikë ka njohur rritje të madhe vitet e fundit dua t’ju kujtoj se në 2003 kur ambasadori amerikan përmendi me emër grupin hakmarrja për drejtësi opinioni publik vrau frikën që kishte nga grupi. Ju po denonconi Bajrat dhe Troplinët çështja është që ju dhe partia akuzoni shumë herë që krimi ose përfaqësues të krimit emërojnë drejtorët e policisë.
Arjon Sulo: Denoncimet politike kanë një kufi, duhet të kemi prova dhe detaje të mëtejshme për këtë.
Berisha: Tët jap provë, merr dhe lexo regjistrime dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim kullën, eksplozivi e plagosi nuk vdiq, Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP dhe i thotë urgjent të lirohen dhe kjo ndodhi, a do të t’jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, e kemi tonin Taulantin. Çfarë e shtyn Gjokën t’i bëjë peshqeshe Spiro Gjokës, Elisës, ne dënojmë, denoncojmë sepse janë gjëma e këtij vendi.