Kosova
NE HIJEN E TRUMP/ Tronditet Kosova, ‘dasmë’ në Serbi, çfarë pritet të ndodhë
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 47-të i SHBA-ve ngre shumë pikëpyetje, duke përfshirë pasojat e mundshme për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e Kosovën dhe Serbinë në veçanti.
Gjatë fushatës së tij, Trump theksoi dëshirën për të krijuar partneritete pragmatike me rajonin tonë, duke theksuar zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe luftën kundër korrupsionit. Qasja e tij, siç theksohet nga selia zgjodhore e Trump, bazohet në “arritjen e rezultateve reale dhe të përgjegjshme nëpërmjet punës së drejtpërdrejtë me drejtuesit lokalë”.
Po çfarë do të thotë kjo për Serbinë dhe Kosovën? A duhet te presion keto dy vende mbështetje nga Trump?
Gazetari dhe analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç tha se ndryshe nga Prishtina, Serbia zyrtare pret shumë, por nuk jam i sigurt se gjithçka do të realizohet aq lehtë sa pritet, dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Ne shpesh mbështetemi në qasje emocionale ndaj politikës, por Trump është personi i fundit që është i lidhur me emocionet. Beogradi mund të jetë shumë i kënaqur me faktin se administrata Trump do fillojë të merret me Serbinë dhe dialogun me Kosovën, por unë besoj se nuk do t’u pëlqejë asgjë, as nga Trump e as nga Richard Grenell” – theksoi Jakshiç, duke shtuar se euforia që mbretëron tani për Trumpin, nuk jam i sigurt se është e justifikuar.
“Nëse presim diçka të bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit, them se gabohemi. Çdo përpjekje e Trump për të normalizuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës bazohet në ekonomi, kjo ka qene qasja e tij. Kështu u përpoq te zgjidhte çështjen e Lindjes së Mesme me miliarda dollarë, por nuk e zgjidhi. Pra, nuk besoj se Trump mund të arrijë diçka me një qasje të tillë” -deklaroi analisti i politikës së jashtme.
Megjithatë, rikthimi i Trump mund të ketë gjithashtu implikime të rëndësishme.
Kurt Bassener, anëtar në Këshillin për Politikat e Demokratizimit, beson se rizgjedhja e Trump mund të trimërojë rrymat nacionaliste dhe separatiste në Ballkan.
“Trump është lloji i politikanit që i përshtatet politikës së të fortit, e cila është e pranishme në rajon. Kujtojme se gjatë mandatit të tij të parë, Trump ka mbështetur hapur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht rregullimit të kufijve, gjë që shkaktoi reagime të shumta në bashkësinë ndërkombëtare” – theksoi Bassener
Nga ana tjetër, profesori Daniel Server i Universitetit Johns Hopkins ka shprehur gjithashtu shqetësim për pasojat e mundshme të rizgjedhjes së Trump. Ai parashikon se presidenca e Trump mund të thellojë tensionet etnike dhe të kontribuojë në destabilizimin politik të rajonit.
Marrëdhëniet personale dhe të biznesit të Trump me liderët në rajon, duke përfshirë lidhjet e biznesit të krijuara nga dhëndri i tij Jared Kushner dhe vajza Ivanka, ndriçojnë më tej qasjen e tij ndaj rajonit. Marrëveshje të projektuara nga Beogradi në bregdetin shqiptar, kane provokuar kritika dhe kanë ngritur pyetje se deri në çfarë mase vendimet e Trump do të drejtohen nga interesat personale.