Connect with us

Kronike

E plagosura mohoi të kenë pasur lidhje, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit: Më kërkoi të ndaheshim

Manderina Çela u plagos me thikë në zonën midis mjekrës dhe qafës nga Ilia Çami mëngjesin e së mërkurës. Plaga nuk ka qënë shumë e rëndë dhe aktualisht Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, së fundmi është zbardhur edhe deklarata e 41-vjeçarit Ilia Çami. 41-vjeçari, pasi është arrestuar nga policia, ka dhënë deklaratën paraprake në të cilën ka sqaruar se me Mandarina Çelën nuk e kishin shkëputur mardhëniendhe pasi ajo i kërkoi të ndahen ai veproi në gjaknxehtësi.

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike. Më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë” – deklaroi 41-vjeçari.

Advertisement