Connect with us

Kosova

NJERIU ORKESTER/ Trump luan muzikë lufte me Vuçiç dhe Viktor Orban

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka nxjerr disa përfundime lidhur me atë se çfarë politikash për Kosovën do të përdorë Donald Trump, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se Trump gjatë admnistratës së tij të parë, mënjoi çështjet më komplekse politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u fokusua në normalizimin ekonomik midis dy vendeve.Sipas tij, qasja e Trumpit shihej si kërkim i fitoreve të shpejta të politikës së jashtme.

“Gjatë mandatit të tij të parë, Trump emëroi Richard Grenell si të dërguarin special presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe Kosovë në vitin 2019. Administrata e tij u fokusua në normalizimin ekonomik midis dy vendeve, ndërsa mënjanoi çështjet më komplekse politike. Në shtator të vitit 2020, Trump gjithashtu ndërmjetësoi “Marrëveshjen e Uashingtonit”, e cila u konsiderua neutrale, për të zbatuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç dihet, qasja e Trumpit në përgjithësi shihej si kërkim i fitoreve të shpejta të politikës së jashtme, ndonjëherë në kurriz të parimeve të vjetra në rajon” –  është shprehur eksperti

Ndërsa, lidhur me mandantin e ardhshëm, Ben-Meir nuk e ka përjashtuar mundësinë që Trump të ringjallë propozimin për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi. Profesori parashikon gjithashtu edhe heqjen e sanksioneve ndaj Milorad Dodik, gjë që sipas tij, mund të destabilizojë rajonin.

“Richard Grenell mund të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e politikës ballkanike nëse i jepet një pozicion në administrate e re Trump” – ka theksuar Alon Ben Meir, sipas te cilit Donald Trump gjithashtu mund të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, teksa dhe parashikon se presidenti I ri amerikan do kete harmoni me homologun e tij ne Serbi, Aleksander Vucic dhe hungarezin Viktor Orban.

“Duke pasur parasysh tendencën e tij për të admiruar burrat e fortë, nuk do të ishte për t’u habitur nëse Trump do shkonte ne harmoni me Vucic dhe Orban për çështjet rajonale” – deklaroi analisti amerikan

Megjithatë, profesori ka theksuar se SHBA-ja nuk do të ndryshojë qëndrim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, edhe pse sipas tij, mund të ketë ndryshime në praninë ushtarake amerikane në vend.

“Edhe pse skepticizmi i Trump ndaj NATO-s mund të ndikojë në praninë ushtarake të SHBA-së në Kosovë, këtu përsëri, nuk ka të ngjarë të ketë tërheqje dramatike për shkak të kundërshtimit të Kongresit. Kjo ka qenë konsistente në të gjithë administratat republikane dhe demokratike, sepse ruajtja e stabilitetit në Ballkan mbetet një interes themelor strategjik i SHBA-së që kapërcen administratat” – ka potencuar Alon Ben Meir

Advertisement