Connect with us

Kosova

MESAZHI i Kallas për Kurtin e Vuçiç/ Nuk ka shenja se do të ndryshojë drejtimin e dialogut

Pasardhësja e Josep Borrellit në pozitën e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri nuk ka dhënë shenja se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë prioritet i mandatit të ardhshëm pesëvjeçar, duke nxitur reagimin e vëzhguesve të politikës evropiane ndaj rajonit të Ballkanin Perëndimor të ngjeshur nga tensionet.

Adnan Çerimagiç, analist i lartë për Ballkanin Perëndimor nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka konsideruar se arsyeja që Kallasi nuk e adresoi në mënyrë të veçantë dialogun Prishtinë-Beograd, por e trajtoi vetëm në aspektin e përgjithshëm të nevojës së rezultateve konkrete në procesin e zgjerimit, mund të jetë një mesazh politik, duke nënkuptuar se për komisionin e ardhshëm evropian.

“Paraqitja e Kallas ka qenë zhgënjyese. Ajo përmendi vetëm kalimthi dialogun dhe nuk paraqiti ndonjë ide të re”- ka nënvizuar nga ana tjetër Toby Vogel nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit duke folur për seancën dëgjimore të Kallasit.

Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, është zgjedhur për të udhëhequr politikën e jashtme në një mandat pesëvjeçar. Një prej detyrave të kryediplomates evropiane do të jetë edhe ndërmjetësimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili, pavarësisht marrëveshjeve, ka ngecur vitin e fundit.

Ardhja e Kallasit në krye të diplomacisë evropiane ka bërë që edhe krerët institucionalë në Kosovë të ndjejnë njëfarë lehtësimi, posaçërisht sa i përket politikës aktuale të BE-së ndaj vendit të vogël ballkanik – të cilën e vlerësojnë të pabalancuar – me shpresën se ajo do të ndryshojë, veçanërisht në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi.

Advertisement