Shkrime
Një vezë e krimbur që shuan shpresat dhe mbart tragjedinë e vitit 1999
Jo vetëm bursat në Amerikë reaguan pozitivisht ndaj lajmit për zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë u prit me një entuziazëm nga individë dhe lëvizje të krahut të djathtë në mbarë botën. Nga ky trend nuk shpetoi as rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku për entuziazëmin e madh u dallua presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik dhe presidenti serb Aleksander Vucic. Megjithatë, fakti që retorika e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së është e pëlqyeshme për veshët e të gjithë atyre që mbajnë për zemër pozicionin ideologjik të krahut të djathtë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se lëvizjet konkrete të Uashingtonit do t’u përshtaten atyre.
“Ne kurrë nuk do te ndalemi së mbështeturi Trumpin, sepse administrata e udhëhequr nga Biden ishte shumë e padrejtë dhe keqdashëse ndaj nesh” – theksoi Dodik
Në Beograd nuk u festua aq hapur, por u krijua përshtypja se edhe autoritetet lokale ishin më të kënaqura që kandidati republikan arriti te triumfojë.
Disa ditë pas zgjedhjeve, mediat nxituan të njoftojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte patur një bisedë telefonike me Trump, duke shtuar se Vucic ishte një nga pesëmbëdhjetë liderët botërorë që ishin të parët që kontaktuan drejtpërdrejt me presidentin e ri amerikan.
Në të njëjtën kohë, Beogradi u suvatua me postera të organizatës nacionaliste Nashi, me një hartë të Serbisë së Madhe dhe mesazhin se Trump duhet ta bëjë Serbinë të madhe gjithashtu. Çuditërisht, postera shumë të ngjashëm u shfaqën edhe në Prishtinë, me ndryshimin se ato I bënin thirrje Trump që ta bënte Kosovën sërish të madhe.
Me pritshmeri kaq të larta dhe kontradiktore për mandatin e dytë të Donald Trump, pyetja e madhe është nëse dhe kush do të zhgënjehet pasi ai të ulet sërish në Zyrën Ovale, duke mos harruar se Trump drejtohet nga interesat, jo nga emocionet
Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, theksoi për median serbe NIN se është jashtëzakonisht e ndërlikuar të parashikohen hapat e ardhshëm të Donald Trump në afat të shkurtër, e lëre më atë afatgjatë.
“Ajo që është mjaft e sigurt është se Trump nuk ka asnjë lidhje emocionale me Rajonin e Ballkanit Perendimore. Nuk duhet të harrojmë faktin se ai është një politikan shumë i paparashikueshëm dhe për rrjedhojë, se si u soll në mandatin e tij të parë, nuk duhet të jetë tregues se ai do të veprojë në të njëjtën mënyrë në katër vitet e ardhshme” – theksoi Popov.
Kujtojme se kurora e politikës së Trump ndaj rajonit në mandatin e parë ishte marrëveshja e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shumica e pikave të së cilës mbetën të paplotësuara pasi u bë e qartë se Joseph Biden do ta pasonte atë. Mirëpo, para nënshkrimit të marrëveshjes, të cilën e kishin siguar Vuçiq dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdulah Hoti, u fol intensivisht për marrëveshjen, e cila u negociua nga Vuçiq dhe Hashim Thaçi nën patronatin e Richard Grenell, I dërguari special i presidentit amerikan për rajonin, por cdo marrëveshje dështoi kur Gjykata e Hagës paditi Hashim Thaçin……
…Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, theksoi për median serbe NIN tha se tani rajoni I Ballkanit Perendimor po mendon për lëvizjet e mundshme të Donald Trump në katër vitet e ardhshme
“Në këtë kontekst më së shpeshti diskutohet për planin e pretenduar të demarkacionit, sipas të cilit veriu i Kosovës do t’i takonte Serbisë, kurse Lugina e Preshevës Kosovës. Dikur, gjatë mandatit të parë të Trump, Vuçiq dhe Hashim Thaçi e negociuan këtë, kështu që me te drejte disa shpresojnë se një plan i tillë mund të jetë sërish në tryezë. Problemi me atë marrëveshje është se do të kishte pasoja afatgjata në rajon dhe më gjerë. Sepse shkëmbimi i territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të hapte automatikisht çështjen e Republikës Srpska. Dhe nëse Republika Srpska mund të ndryshojë statusin e saj, pse nuk mund ta ndryshojë Katalonja, Skocia apo ndonjë vend tjetër. Një gjë tjetër që do të pengonte ringjalljen eventuale të planit për zëvendësimin e territorit është se sot situata në veri të Kosovës është dukshëm më ndryshe nga sa ishte para pesë viteve. Te mos harrojme se nderkohe Vuçiq dhe Kurti bërë një sërë lëvizjesh që ndryshuan në mënyrë drastike situatën në terren. Serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës dhe Prishtina e mbushi vakumin me njerëzit e saj. Sot kemi policinë e Kosovës në veri dhe nuk kemi dinarë, targa, posta dhe banka. Në rrethana të tilla shtrohet pyetje e madhe nëse Albin Kurtit do t’i shkonte per mbare ndonjë ndryshim i kufijve” – theksoi Popov duke shtuar se megjithatë, kjo në vetvete nuk do të thotë se bashkëpunimi me Trump do të shkojë pikërisht ashtu siç shpreson Beogradi.
“Nuk duhet të habitet askush nëse SHBA nën Trumpin fillojnë të rrëshqas nga karrigia e politikës së jashtme me të cilën është mësuar Beogradi” – theksoi Popov.
Diplomati Srećko Gjukiç u shpreh se pozicioni ideologjik i Trump, edhe pse i lidhur me disa aktorë politikë në rajon, nuk do të thotë domosdoshmërisht përçarje radikale e status quo-së. Sipas tij gjërat në botë janë shumë më komplekse sesa i shohin disa politikanë në rajon.
“Trump patjetër do të largohet nga politika e administrates Biden, por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Ata sigurisht kanë prioritete gjeopolitike shumë më të rëndësishme se rajoni I Ballkanit. Në çdo rast, derisa të shohim lëvizjet e para të Trump në nivel ndërkombëtar, e gjitha cfare mendojme e supozojme eshte një llogari pa hanxhi” – potencoi Popov.