Shkrime
Fund i tmerrshëm dhe tmerr pa fund/ Prishtina do duhet të presë
“Ballkani do të jetë i ulët në listën e prioriteteve të administratës së Donald Trump, duke pasur parasysh fokusin e tij në Kinë, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë” keshtu tha politologu Ognjen Gogić, teksa dhe paralajmëroi se Kosova mund të jetë një precedent, nëse zgjidhjet e konflikteve botërore do te kerkohen me territorializim.
Gogic theksoi se emërimet e para në administratën e re amerikane tregojnë se ata janë “skifterët” që do të merren me Kinën, Lindjen e Mesme dhe mbështetjen për Izraelin.
“Ekziston edhe Ukraina, sigurisht, dhe Trump njihet si dikush që është personalisht dashamirës ndaj Vladimir Putinit, ka një qëndrim pragmatik ndaj këtij konflikti dhe beson se ai duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur me lëshime nga Kievi” – deklaroi Gogiç, I cili gjithashtu kujtoi se Ballkanit nuk iu kushtua vëmendje gjatë fushatës ne SHBA dhe theksoi se nuk ka indikacione se do të ishte në krye të agjendës se Trump, sepse ka çështje më të rëndësishme globale për Amerikën.
Siç theksoi Gogic, administrata e Joseph Biden nuk ka bërë shumë dhe as nuk është marrë me rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse nisen luftërat në Ukrainë dhe Gaza.
“Ashtu si Serbia dhe Republika Srpska tani presin me padurim ardhjen e Trump dhe e konsiderojnë të favorshem për ta, deri dje Sarajeva dhe Prishtina prisnin më shumë nga Biden qe te merrej me Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodikun”, por kjo nuk ndodhi” – ka ilustruar politologu I njohur.
Gogic mendon se as Trump nuk do të ketë ndonjë interes të veçantë për t’u marrë me Ballkanin.
“Mendoj se një nga rrugët për të dalë nga lufta në Ukrainë është qe Kievi t’i lëshojë territor Rusisë”, vuri në dukje Gogic dhe kujtoi se Trump dikur kishte një plan paqeje për Izraelin dhe Palestinën, i cili përfshinte edhe lëshime të caktuara territoriale.
“Nëse do të ndiqej territorializimi i këtyre konflikteve, atëherë Kosova mund të shfaqet si një precedent mbi të cilin do të testohej më vonë ndonjë recetë paqeje për Palestinën dhe Ukrainën”- vlerësoi Gogić duke kujtuar se gjatë mandatit të parë të Trump, është diskutuar mundësia e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës…
I pyetur për ish të dërguarin special amerikan për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, politologu Ognjen Gogic deklaroi se me gjasë nuk do të ketë ndonjë pozitë të lartë siç u spekulua.
“Teorikisht, është e mundur që ai të riemërohet si i dërguar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Ballkanit Perëndimor, por Departamenti i Shtetit tashmë ka njeriun e tij, Aleksandar Kasanof” – theksoi Gogiç.
Sipas interpretimit të tij, emërimi i Grenellit do të thoshte se Trump pranon se procesi nuk ka përfunduar, gjë që nuk mund të ndodhë, sepse ai beson se gjithçka përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.
“Në këtë kuptim, nuk ka nevojë për negociata të reja dhe një të dërguar të ri” – potencoi Gogiç dhe theksoi se Serbia këtë herë ka luajtur me me shume zgjuarsi, sepse nuk e ka mbështetur hapur Trumpin në fushatë, por ka insinuuar se cilën anë e sheh me me shume simpati.
“Për shkak të qëndrimit të Grenelit ndaj Albin Kurtit, Prishtina do duhet qe tani të presë ndonjë lloj qëndrimi negativ nga Uashingtoni, kështu që ndoshta do të jetë pak më e përmbajtur”, parashikoi Gogiq.
Megjithatë, ai gjithashtu theksoi se nuk ka bazë që Donald Trump të jetë dashamirës ndaj qëndrimit të Serbisë në lidhje me Kosovën.
Sipas shpjegimit të Gogic, diplomacia e Trump-it, e udhëhequr nga Grenell, kishte qëllimin për të sjellë Serbinë dhe Kosovën në njohje reciproke, por kjo u ndryshua për shkak të kundërshtimit të Beogradit, kështu që marrëveshja ne Uashington u shndërrua në marrëveshje për normalizimin ekonomik.
“Pritshmeria që tani Trump të rihap dialogun, ta kthejë atë në Kombet e Bashkuara dhe të jetë më dashamirës ndaj Serbisë, nuk ka asnjë bazë në politikën që ai ka udhëhequr deri më tani” – potencoi politologu Gogic.