Kosova
BE-ja e re me premtime të vjetra/ Fut ujë strategjia për antarësim në Union
Emrat janë të rinj në krye të BE-së, por premtime mbeten të vjetra. Të paktën Ballkani Perëndimor i ka dëgjuar në dekadat e fundit. A do ketë më fund administrata e ardhshme evropiane një strategji që vendet e Rajonit të bashkohen me Unionin, apo gjithçka është ende e largët? Kujtojmë se nuk ka munguar asnjëherë karotat, por uria nuk është shuar…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest tha se BE-ja duhet të ndryshojë strategjinë e saj Ballkanin Perëndimor, dhe të marrë vendime strategjike për çështjet e zgjerimit.
“Ne e duam Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kemi një agjendë të qartë për këtë. Procesi i anëtarësimit është duke u zhvilluar”- tha presidentja e Komisionit Evropian dhjetë ditë më parë.
Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të filloi të zbatohej këtë vit, është prova e parë, e prekshme se Unioni nuk e ka harruar rajonin.
Për analistët nga rajoni, nuk ka dyshim se BE-ja do të duhej të ndryshonte strategjinë e saj kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Ata vetëm pyesin nëse prioritete të ndryshme do të pengohen sërish përpara administratës së re.
Afrim Hoti, profesor i drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, beson se BE-ja ka nevojë për një strategji të re të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, që do të nënkuptonte përshpejtimin e procesit, dhe jo pengesa burokratike në rrugën e integrimit
“Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë tregon domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së. Natyrisht, nuk mendoj se Ballkani duhet të integrohet si një paketë, sepse varet nga progresi që bën çdo vend. Por, së pari duhet përshpejtimi dhe thjeshtëzimi i procesit” – theksoi Hoti.
Drejtori i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Gert Selenica u shoreh se “Ballkani ka probleme të mëdha, siç është problemi mes Serbisë dhe Kosovës. Pra, përveç pikëpamjeve politike, duhet të kemi parasysh edhe atë që mund të arrihet në realitet.
“Dihet se Serbia do ta ketë më të lehtë procesin e anëtarësimit në BE nëse e njeh Kosovën. Ky duket një synim i pamundur, por dialogu me Kosovën ende duhet të vazhdojë. E njëjta logjikë vlen edhe për Prishtinën zyrtare. Ka kushtëzim, jo dashamirësi nga ana e BE-së ndaj Kosovës. Për sa kohë që pala ndërmjetësuese dëshiron që dialogu të vazhdojë, do të thotë se ka mundësi, por duhet vullnet politik” – theksoi Selenica