Connect with us

Aktualitet

“Ti pret kriminelë në zyrë”/ Berisha: Rama, gjeneratori kryesor i bullizmit në Shqipëri

Sot Edi Rama në një dalje para mediave shpërndau vrer kundër opozitës, kundër gazetarëve dhe mediave, kundër rrejteve sociale dhe nuk gjeti përgjegjësinë më të vogël në narkoshtetin e tij. Nuk do të doja të bëja politikë me shpirtin e Martin Canit, por nuk ka si të mos i them sonte Edi Ramës. Edi Rama je ti, por ti nuk di çfarë është përgjegjësia se je i tillë, që përhape në këtë vend, në këtë shoqëri kultin e bullistit, e banditit, e të fortit. Edi Rama je ti që i pret bullistët, kriminelët, banditët në zyrë dhe lë qytetarët të numërojnë kafshatat. Edi Rama thuaju pak shqiptarëve se, kush ka promovuar, mbështetur si ti kriminelët Rraha-Gjokës. Nga të mos ketë bullizëm, kur ata bëjnë ligjin, kur ata në emër të votave që vjedhin sundojnë vendin së bashku me ty.

A ke ti vetëdije, por nuk ke ti, të mungon vetëdija njerëzore, që gjenerator kryesor i bullizmit je ti, me mbështetjen që ju bën banditëve që terrorizojnë jo vetëm rrugicën e rrugën, por llagjen, bllokun, qytetet e fshatrat. Atëherë ku ke fytyrë të dalësh ti mor, të akuzosh opozitën në parlament, të akuzosh mediat, por a e din ti mor, a e di apo jo që mediat shkuan tek rrahjet e fundit të Martin Canit, para se të shkonte policia jote e krimit. A e di ti se ato kamera, ato media ishin aty para se të shkonte shërbimi i ambulancës i yti.

Çke ti me mediat, ti meriton çdo epitet, por unë nuk e prish gojën sonte sepse po flas për shpirtin e një engjëlli që nuk është më. Edi Rama, po si mund të flasësh ti për shkollë dhe për nxënës, kur i ke vërshuar shkollat dhe nxënësit me drogë. Kush e mbolli Shqipërinë e anë e kënd kanabis. Por kujt ja thua ti, ti je mitra e krimit. Edi Rama kur fle me krimin, zgjohesh me vrasjen. Po, po. Ti çdo natë, ti fle me krimin, ndaj dhe zgjohesh me vrasjet,” tha Berisha.

Advertisement