Politike
Meta në burg/ Partia e Lirisë ngre zërin, njofton protestë para SPAK
Partia e Lirisë, pas arrestimit të Ilir Metës, do të mbajë protestën e parë më 6 dhjetor ora 12:00 para Prokurorisë së Posaçme. Nga burgu, Meta i është drehtuar me një letër Shtabit Drejtues të Tiranës, ku thotë se duhet të ngrihen kundër narko-drejtësisë që është bërë palë me Ramën kundër opozitës.
“Të ngrihemi kundër narko drejtësisë që është bërë palë me Ramën kundër opozitës dhe kundër zgjedhjeve e të lira”, thuhet në letrën e Metës.