Connect with us

Kronike

Prag tragjedie/ Punonjësi i Policisë Ushtarake kërcënon me armën e shërbimit qytetarin

Një punonjës i Policisë Ushtarake dhe pronari i një lokali janë vënë në hetim pas një konflikti mes tyre. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një natë më parë ku punonjësi i Policisë Ushtarake ka kanosur me armën e shërbimit pronarin e lokalit. Mësohet se 34-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme efektivin si punonjës sigurie në lokalin e tij.

Njoftimi i policisë:

Një punonjës i Policisë Ushtarake dhe pronari i një lokali janë vënë në hetim pas një sherri që ka ndodhur mes tyre mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas, M. C., 34 vjeç, dhe E. F., 33 vjeç.

Ditën e djeshme, në një lokal në Korçë, shtetasi E. F., punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Ndërkohë, pronari i lokalit, shtetasi M. C., akuzohet për punësimin e paligjshëm të E. F. si punonjës sigurie në lokal. Arma e shërbimit e përdorur nga shtetasi E. F. është sekuestruar si provë materiale.

Advertisement