Connect with us

Kosova

Sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok, lihet në burg autori i dyshuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Jovan Viqentijeviç, i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të premten në mbrëmje në Varagë të Zubin Potokut.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti këtë sulm në veri të Kosovës e ka quajtur kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia. Sulmin e kanë dënuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe kanë kërkuar sjelljen e autorëve përgjegjës para drejtësisë.

Prokuroria Speciale një ditë më parë ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës kanë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera. Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona që dyshohet se kanë dijeni.

Advertisement