Aktualitet
Vr’asja e Martinit/ Kërkohet dorëheqja e Manastirliut, mbahet protesta e radhës para Ministrisë së Arsimit
Ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetra prindër dhe aktivistë janë grumbulluar sërish mbrëmjen e kësaj të marte para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në dyert e shkollës “Fan Noli”.
Me një banderolë në dorë me mbishkrimin “Institucionet e Papërgjegjshme Vrasin”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministries së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Prindërit pretendojnë se sot nuk ka siguri në shkolla për fëmijët e tyre dhe kërkojnë një reagim nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit, teksa kjo është protesta e katërt e tyre.
Martin Cani u vra mesditën e 18 nëntorit nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përleshi, teksa u plagos dhe shoku i viktimës, Luis Meçe. Pretendohet se krimi ka dhe një autor të dytë, por kjo pistë është hedhur poshtë nga ana e Policisë.