Kosova
Çfarë jeni ju, pedofilë politikë/ Vuçiç përplaset me opozitën në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e ka ngritur e lulezuar vendin dhe se nuk mendon të ikë nga presioni i llumit që grabit dhe privatizo gjithçka në Serbi.
I pyetur për mendimet e përfaqësuesve të opozitës se një zgjidhje për qetësimin e protestave dhe bllokadave në Serbi është largimi I tij nga Serbia, njejte si presidenti sirian Bashar Al-Assad, Vuçiq tha se nuk ka frikë nga “hajdutët dhe kriminelët “.
“Ka momente në histori kur për shkak të ngjarjeve të ndryshme del në sipërfaqe sedimenti më i keq, llumi. Vjen një moment kur ata mendojnë se është koha të dalin në sipërfaqe. A duhet të iki une qe e kam rritur Serbinë, qe nuk i rrah femrat si ata që e shkatërruan këtë vend? Nuk do ta bëj kurrë”, u tha Vuçiç gazetarëve teksa dhe vlerësoi se Serbia sot është “më e forte dhe më e zhvilluare” si asnjehere në historinë e saj.
Kujtojme se nje dite me pare, Kryetari i Partisë Demokratike, Srđan Milivojeviç, tha se ka dy rrugëdalje nga kriza aktuale sociale dhe politike në Serbi, përkatësisht që Aleksandar Vuçiq të largohet nga vendi ose të formohet një qeveri kalimtare që do të organizonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në një intervistë për agjencinë Beta, ai deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje në Serbi derisa vendi të normalizohet.
“Vucic, ashtu si Bashar al-Assad (ish-president i Sirisë), të kërkojë një dalje në aeroportin ‘Nikola Tesla’ dhe të fluturojë për në Doha, Moske, Abu Dhabi apo Hong Kongu” – theksoi Milivojeviç
Sipas tij, Serbia aktualisht është larg zgjidhjes së krizës politike me zgjedhje pasi sic tha ai, Vuçiq ka një “arsenal të pakufizuar të së keqes” që e përdor “bollshëm” për të qëndruar në pushtet.