Connect with us

Politike

Gjekmarkaj: Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët, PD do të sjellë fitoren në maj

Në një takim festiv me demokratët e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, drejtues politik i PD për qarkun e Lezhës dhe nënkryetar i partisë, theksoi se ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët.

Gjekmarkaj akuzoi qeverinë e Edi Ramës për shkatërrimin e arsimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe ekonomisë, duke shtuar se PD do të triumfojë në zgjedhjet e majit 2025.

Postimi i plotë

Takim festiv me demokratë e qytetarë të Lezhës. Në këtë mbrëmje që na ka bërë kaq shumë së bashku, ju përcjell urimet e mija më të përzemërta , Ju dhe familjeve Tuaja për gjithë kontributin, mundin dhe sfidat ndaj kauzave të PD.

Njëkohësisht një përshëndetje të veçantë keni nga Kryetari i PDSH-së, Prof.Dr. Sali Berisha, i cili iu shpreh gjithë respektin për të gjithë atë që keni bërë në emër të opozitës.

Ne kemi kaluar rrugë të mundimshme dhe përvoja të vështira por falë qëndresës, përkushtimit dhe guximit kemi arritur hapa suksesi në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Ne nuk jemi dorëzuar, dhe siç jemi sonte në këtë mbrëmje festive, kështu po të bashkuar do të sjellim festën e madhe të Shqipërisë, fitores së pranverës së ardhshme duke votuar PD, partinë e sukseseve të mëdha.

Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët dhe stina e fundit politike për Edi Ramën dhe oborrtarët e tij që nuk i bënë një të mirë Lezhës në 12 vjet. Përkundrazi, zhbënë shumëçka, arsimin, bujqësinë, shendetësinë, ekonominë dhe më të keqen, detyruan të emigrojnë qindra mijëra shqiptarë.

A ngjajmë ne me bandën e Rilindjes? Joooo në asgjë , jemi krejt të ndryshëm, ne jemi Partia që të mundurat i bën të mundura! Ne kemi me vete shumicën e qytetarve !

Ndaj, kjo mbrëmje urimi lë të jetë oguri i nisjes së një punë të madhe të përbashkët për kthimin e besës, shpresës dhe ndryshimit. Është rradha jonë !
Zoti i bekoftë demokratët e Lezhës, shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e saj!

Advertisement