Sport
Kam mbyllur rrjetet sociale, nuk ishte e lehtë për mua…/ Asllani reagon pasi u masakrua nga mediat italiane
Kristjan Asllani e nisi titullar sfidën kundër Venecias, që Interi e fitoi me shifrat 0-1.
Mesfushori i Kombëtares luajti mbi 60 minuta dhe më pas i la vendin Davide Frattesit.
Pas ndeshjes, Asllani u shpreh për mediat se nuk ishte e lehtë për të pas kritikave të ashpra që mori pas humbjes së Superkupës së Italisë ndaj Milanit.
“Falënderoj Inzaghin sepse nuk ishte e lehtë të kthehesha në fushë titullar pas gjithçkaje që më thanë gjatë javës. Edhe unë nuk isha i sigurt për veten time.
Edhe për trajnerin nuk ishte e lehtë. Unë lexoj çfarë shkruhet, kam edhe prindër që më thonë “shiko se çfarë kanë shkruar për ty”.
Thjesht duhet të vazhdoj të punoj. Kam dalë fare nga rrjetet sociale pas asaj ndeshje me Milanin. Më duhej të largohesha sepse u teprua”, deklaroi Asllani.