Connect with us

Shendeti

Shërbim me standarte europiane,strukturat rajonale po përgatiten për përballimin e epidemisë

Manastirliu inspekton reanimacionin e ri në Spitalin e Vlorës.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar reanimacionin e ri të Spitalit Rajonal Vlorë, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 56 milionë lekë. Manastirliu deklaroi se reanimacioni i ri është një investim transformues i cili ofron sot shërbim me standarte europiane.
“Spitali i Vlorës falë investimeve të qeverisë shqiptare ka përmirësuar kapacitetet e reanimacionit duke rritur kapacitetet dhe duke ndërtuar një reanimacion me standarte europiane. Ky është reanimacioni që ka të gjithë parametrat dhe standartet europiane, mund ta krahasojmë me një reanimacion të spitalit tercial”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu nënvizoi se Spitali Rajonal Vlorë është gati dhe bën pjesë në skenarin e parë të hapjes së spitaleve rajonale pas plotësimit të kapaciteteve në spitale e dedikuar COVID për trajtimin e pacientëve me COVID19 që kanë nevojë për shërbim të specializuar spitalor.
“Spitali rajonal i Vlorës është pjesë e skenarit të parë për përfshirjen e spitaleve rajonale në trajtimin e të sëmurëve me Covid. Në skenarin e përfshirjes së 5 spitaleve të para, spitali i Durrësit, spitali i Vlorës, spitali i Shkodrës, spitali i Elbasanit dhe Korçës kemi mundësuar rritjen e kapaciteteve dhe vendosjen e pavioneve të veçntë për trajtimin e të sëmurëve në momentin që do të kemi një ezaurim të kapaciteteve 550 shtretër”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se për menaxhimi e situatës së pandemisë janë alokuar 25 milion euro ndersa është fuqizuar flota e terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale.
“Edhe skenarët që kemi projektuar kanë shkuar paralelisht me rritjen e kapaciteteve, me investimet e qeverisë në kuadër të përballimit të situatës së Covidit, pasi janë 25 milion euro të dedikuara, brenda të cilës është edhe ky investim që është bërë në një kohë shumë të shpejtë”, tha Ministrja e Shëndetësisë.
Drejtoresha e Spitalit të Vlorës Bruna Mersini e ka konsideruar një investim transformues.
“Në 2014 ishte vetëm një ekografi te vjetër që i shërbente një komunitet të gjerë në Spitalin Rajonal të Vlorës, sot kemi një reanimacion të kompletuar, me 14 shtretër, repsiratorë, 80 monitorë, aspiratorë, shiringa elektrike dhe mbi të gjitha kemi 5 mjekë të shkëlqyer reanimator dhe stafin e palodhur infermieror”, tha Mersini.

Manastirliu në Poliklinikën e Vlorës/

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Vlora deklaroi se po fuqiziohen spitalet rajonale në kuadër të strategjisë së vjeshtë-dimrit për përballimin e epidemisë së Covid19.
“Kemi marrë vendimin që përpos strukturave të dedikuara, gjithashtu të kemi disa skenarë të gatshëm që të mundemi të trajtojmë edhe në spitalet rajonale pacientë të prekur me Covid. Në planin tonë në përfshirjen e spitaleve rajonale, kemi rritur kapacitetet e këtyre spitaleve për të mundësuar një trajtim sa më efikas përsa u përket të prekurve me Covid 19 kemi mundësuar fuqizimin e këtyre spitaleve qoftë përsa I përket pavioneve të dedikuara me të gjithë linjat e oksigjenit, fuqizimit përsa i përket paisjeve që duhen, gjithashtu dhe trajnimi i vazhdueshëm për mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.
Këtë deklaratë Ministrja Manastirliu e bëri nga Poliklinika e Vlorës, ku pa nga afër shërbimin për trajtimin e pacientëve kronikë. Në Ditën Botërore të Diabetit, Manastirliu tha se janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas të financuara 100% nga shteti.
“Janë 78 mijë qytetarë të cilët përfitojnë nga skema jonë e barnave të rimbursueshme për trajtimin falas të diabetit. Dhe gjithashtu nëpërmjet programeve tona të parandalimit, praktikisht janë 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, të cilët janë identifikuar si prediabetikë dhe më pas mjeku i familjes, mjeku specialist i ka këshilluar dhe trajtuar”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon për trajtimin e diabetit, duke ju referuar prestigjiozes “The Lancet”.
“Jemi vlerësuar për trajtimin e diabetit me 94 pikë sipas ‘The Lancet’, duke u renditur të parët në rajon”, tha Manastirliu.
Aktualisht 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas. Për herë të parë në vitin 2018 u rinbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç. Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç. Shteti financon 20 milion dollarë në vit për rimbursimin e barnave falas për diabetikët.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *