Connect with us

Kosova

LEVIZJE DREJT NJOHJES/ Politologu tregon se çfarë ‘po kurdiset’ në prapaskenë

“Qëllimi për të cilin Kosova është përpjekur me vite dhe do të vazhdojë të përpiqet edhe gjatë vitit 2025, është njohja nga Serbia” – keshtu tha politologu Ognjen Gogiç.

Kosova është e vetëdijshme se nuk mund të marrë njohje eksplicite nga Serbia, dhe siç ka shpjeguar Gogić, prandaj Albin Kurti flet për nevojën që të nënshkruhen marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, për t’i ofruar komunitetit ndërkombëtar interpretimin se Serbia më në fund e ka njohur Kosovën të paktën defakto.  Një alternativë ndaj këtij synimi, shton ai, është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, NATO, UNESCO dhe Interpol.

“Kosova ka një synim themelor në politikën e jashtme qe është njohjet e reja. Është thelbësore që Kosova të marrë njohje nga vendet jo-njohëse në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo dëshiron të bëhet anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare dhe këtë mund ta bëjë vetëm kur të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, dhe në këtë kuptim, njohja nga Serbia është synimi më imediat për Kosovën. Ky është qëllimi themelor që vazhdimisht thekson edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe e thotë shumë hapur, se dëshiron marrëveshje për njohje reciproke, sepse është i vetëdijshëm se pa njohjen e Serbisë, Kosoven nuk do ta njohin ato vende qe nuk e kane bere” – theksoi politologu serb

Gogic gjithashtu tha se Prishtina zyrtare është e vetëdijshme se 5 vendet në BE dhe NATO nuk do të ndryshojnë kurrë qëndrimin e tyre derisa Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, si dhe se Rusia dhe Kina nuk do ta heqin çështjen e vetos në Kombet e Bashkuara derisa Serbia do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur. Një alternativë do të ishte që mosnjohësit si Spanja apo Greqia të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pavarësisht se Serbia nuk e njeh Kosovën, por tashmë është treguar se kjo nuk funksionon në praktikë.

Në Prishtinë deri pak kohe me pare kishte shpresë se marrëveshjet e nenshkrura ne Bruksel dhe Ohër do të mjaftonin që disa shtete që nuk e njihnin, të ndryshonin qëndrimin e tyre, por kjo nuk ndodhi. Kjo i konfirmoi plotesisht Kosovës se njohja e Serbisë është qëllimi kryesor për të cilin duhet të përpiqet” – deklaroi Gogic.

Si plan B te Prishtinës, ai sheh anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, në radhë të parë në Këshillin e Evropës, gjë që nuk u arrit gjatë vitit 2024.

“Ndoshta gjatë vitit 2025 Kosova do tentojë ta riaktivizojë procesin përmes aleatëve të saj. Gjithashtu qëllimi është edhe antaresimi ne NATO, por aty ka edhe problemin e mosnjohjes, sepse pranimi i Kosovës kërkon konsensus. Gjithashtu do tentohet serish anëtarësimi në UNESCO dhe Interpol, por edhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë në favor të Kosovës” – vleresoi analisti serb

Politologu Ognjen Gogic, i pyetur nëse Prishtina zyrtare pret që aleatët e saj ne SHBA dhe BE të bëjnë presion ndaj Serbise në mënyrë që kjo e fundit të bëjë ndonjë lëvizje drejt njohjes së Kosovës, tha se krizat që kane shpërthyen në Kosovë gjate vitit te kaluar ishin kryesisht të motivuara nga logjika e kryeministrit Albin Kurti që aleatët e Kosovës duhet ti bejen presion dhe ta detyrojnë Serbia te njohë Kosovën.

“Kjo është logjika bazë e atyre krizave. Sa herë që ndodh diçka, Kurti gjithmonë thotë: Serbia le ta njohë Kosovën dhe gjithçka zgjidhet. Dhe kjo dha fryte deri diku. Marrëveshja franko-gjermane, gjegjësisht ajo Bruksel-Ohër kishte për qëllim zgjidhjen e krizës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes njohjes de facto. Prishtina zyrtare llogarit te fitoje me nënshkrimin e marrëveshjejeve, ne menyre qe Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja të merrnin ndonjë sinjal se Serbia po heq dorë nga Kosova, se ajo de facto e njeh Kosovën dhe atëherë ato vende nuk do të kishin arsye për të mohuar edhe me tej mosnjohjen e Kosovës”, thekson Gogic

Kur është fjala për kandidaturën për anëtarësim në BE që ka kërkuar Kosova, Gogic u shpreh se BE-ja ndoshta nuk do ta vendosë këtë çështje në agjendë gjatë vitit 2025, për të mos krijuar përçarje brenda Unionit, sepse dhënia e statusit kandidat kërkon konsensus nga të gjithë anëtarët, dhe pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën.

 

Advertisement