Politike
Rama u përgjigjet qytetarëve: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/rama-me-komentuesit.jpg)
Kryeministri Rama komentoi sërish arrestimin e Erion Veliajt në rubrikën ‘Sy m’sy’.
Në një lidhje live me komentuesit, shefi i qeverisë u ndal në ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. Rama tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.
Mos i mësho tavolinës thotë ky. Mos u bëni qesharak këtu ça mielli ke marrë. Është droga ime, nuk e dini fare ju ça droge marr unë. Që i vogël, arti, pastaj beteja politike. Kjo është adrenalina e një beteje. Këto të tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë i kanë provuar vetë. Pa i mëshuar tavolinës Bashkim, kush nuk i mëshon tavolinës ikën. S’kam unë asnjë problem”- u shpreh Rama.
Lajmi në përditësim…
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, u shpreh se misioni më i madh i qeverisë socialiste është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Edi Rama: Pa mua dhe PS nuk vinte kjo kohë. Kjo kohë ka dallgët e veta, e kam thënë me çdo kosto, me çdo çmim. Nuk jam kujtuar vonë, se nëse do kisha filluar të flisja siç po flas sot, nuk do të arrihej kjo. Është e dhimbshme, sepse ndryshe nga sektor të tjerë, kjo bëhet në kurriz të njerëzve. Historitë e intimidimit te njerëzit i kam parë pa fund, por nuk i kisha parë si të qëllimshme, i kisha parë si mungesë profesionalizmi.
Çfarë trysnie? Bëni punën se merrni gjithë ato para, a janë të vërteta ato historitë e manovrimeve. Nëse nuk janë të vërteta, dilni ta thoni. Mendoni se do rrimë pa kërkuar standarde. Unë shoh vetëm një gjë në këtë detyrë, detyrë, ditën kur do vihet Albania te Këshilli Evropian. Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri. Më gjeni një gjë që s’ma kanë thënë. Është mision, mos më bëni të flas më gjatë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)