Politike
Blendi Kajsiu: Për disa analistë dhe Berishën që kërkon nga SPAK të shpallë PS organizatë kriminale

Blendi Kajsiu:
Nëse është arritje apo jo arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, kjo mbetet për t’u parë, sepse kuti matës është vendimi i gjykatës. Mbetet për t’u parë sa do të arrijë SPAK ti provojë këto akuza. Por, fakti që SPAK guxoi të arrestonte apo të formulonte një akuzë ndaj një qendre pushteti kaq të rëndësishme, tregon se SPAK nuk është nën kontrollin e pushtetit socialist, por është një sektor i pavarur nga klasa politike, prandaj klasa politike ka bërë thirrje për ta reformuar. Po formulohet sikur është shqetësim për të drejtat e njeriut apo binarët kushtetues. Arrestimi i zotit Veliaj, nuk ishte më i dhunshëm se arrestim i zotit Ilir Meta. Nuk kemi një event tejet abuziv apo të dhunshëm, krahasuar me mënyrën se si ka proceduar SPAK. Shqetësimi për SPAK nuk rezulton nga shqetësimi për Kushtetutën apo të drejtat e njeriut, por duket se kjo klasë politike nuk e kontrollon dot më.
Problemi është ngatërrimi i SPAK me një parti politike. Disa analiste thone se SPAK duhet të bëjë një investigim dhe se PS është grup kriminal në pushtet. Ky është arsyetim politik, sesa një debat juridik. Për shumë socialistë, nuk është grup kriminal, për demokratët po, për disa analistë po dhe për disa jo. Kjo është jashtë logjikës juridike. Edhe në rastin e SHBA, Alkapone u gjykua për mospagim taksash, ndrkohë diheshin krimet e tij. Çështja është cfarë mund të vërtetojë SPAK. Duhet kuptuar sa e vështirë është hetimi, sa pak janë, e me rradhë. Ajo që kërkon Bushati është një denoncim politik. Ndërsa ajo që bën SPAK është verifikim i dyshimeve të arsyeshme që mund të faktohen. Unë shoh që SPAK ka bërë goxha punë dhe goxha investigim

