Politike
lir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit; Duhet të nderhyjë kushtetuesja, ja pse nuk qëndron akuza ndaj Veliajt

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla deklaroi ae akuza e SPAK ndaj Veliajt se ka emëruar një zv/ ministre në kushtet e konfliktit të interesit nuk qëndron, pasi ajo është e drejtë e Këshillit të Ministrave dhe jo e një ministri.
Ai tha në “Zonë e Lirë” se ndodhemi përballë një përplasjeje të fortë kushtetuese, e cila mund të çojë në një krizë institucionale të paprecedentë.
“Akuza është bërë për Erion Veliajn, por emërimin e zv.ministres nuk e bën Erion Veliaj. Këtu jemi në një pikë që ka një përplasje të fortë kushtetuese, që s’ka ndodhur ndonjëherë. Jemi deri në limitet e përplasjes që mund të çojë deri në përplasje që mund të konsiderohet në thonjëza dhe “grusht shteti”. Gjyqtari ka dhënë autorizimin për procedim për arrest për kryetarin e bashkisë dhe për bashkëshorten, duke thënë që konflikti i interesit që ka krijuar kryetari i bashkisë, atëhere ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale para 10 vjetësh, është që bashkëshorten e njërit nga këta biznesmenët me të cilët ai ka pasur marrëdhënie miqësie, e ka bërë zv.ministre të ministrisë së vet. Çështja është që nuk e merr Erion Veliaj në punë.Zv/ministrat i emëron këshilli i ministrave dhe kryeministri. Unë kam qenë kryetari i kulteve dhe kam patur të njëjtin status me zv.ministrin dhe kam qenë emërtesë e drejtpërdrejtë e kryeministrit dhe jam emëruar nga Fatos Nano. Jam shkarkuar nga Sali Berisha” deklaroi Kulla.

