Connect with us

Politike

Fatmir Mediu paralajmëron Ramën: Kësaj radhe nuk do të kalojë si herët e tjera

Fatmir Mediu paralajmëroi se opozita do të luftojë kësaj here kur vjen puna te manipulimi i zgjedhjeve dhe gjërat nuk do të kalojnë si herët e tjera.

“Kësaj radhe nuk kalon siç ka kaluar herët e tjera”, u shpreh ai.

“Ka një fatkeqësi tjetër që ti nuk do ta përmendësh. Fatkeqësi e madhe është që ke një kryeministër që nga viti 2013 vetëm manipulon zgjedhjet.

Ke një kryeministër që nuk i lejon më shqiptarët të votojnë. Ke një kryeministër që ka dëbuar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë vetëm e vetëm për të kontrolluar nëpërmjet pushtetit votën.

Unë po të them një fakt, por kësaj radhe nuk kalon siç ka kaluar herët e tjera”, tha Fatmir Mediu.

Advertisement