Kosova
Mbi 50 të vdekur në diskotekën në Koçan! Reagon Vjosa Osmani: Tragjedi përtej fjalëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku shpërthimi i një zjarri në një diskotekë ka çuar në humbjen e jetëve të të paktën 51 personave dhe ka lënduar qindra të tjerë.
Osmani ka shkruar në “X” se kjo është një tragjedi e tmerrshme, duke theksuar se humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është një dhimbje e thellë që është e pa përshkruar me fjalë.
Ajo shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ofroi solidaritet për popullin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se ata janë në mendimet dhe lutjet e saj.

