Connect with us

Politike

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit e tyre duke mos prodhuar mandate, duke mos pasur fuqi për t’iu imponuar PD-së dhe PS-së, ata do të zhgënjejnë edhe drejtësinë e re. Nëse ngelet përsëri Shqipëria në dorë të Edi Ramës, e pamë se çfarë fuqie ka ai për t’i dalë kundër drejtësisë”, tha Xhaferri.

Më tej, Xhaferri deklaroi se arsyeja pse Edi Rama dhe Sali Berisha nuk janë larguar nga politika, është dështimi i politikanëve të rinj, që, sipas tij, “nuk kanë arritur nivel të lartë për t’i zëvendësuar”.

“Nuk e hap njeri rrugën. Duhen të rinj shumë të fortë elektoralisht, në kauza dhe në frymë që t’i largojnë”, theksoi kreu i FRPD-së.

Advertisement